Beatrix hap zemrën/ Ja cfarë më tha Romeo pasi e takova jashtë…

“Për çdo problem telefono Romeon!”- ishte kjo porosia që Donaldi i la Beatrix natën që ajo la shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Deri tani ajo dhe Romeo nuk janë shfaqur bashkë publikisht dhe as në rrjetet sociale, sikurse ai ka bërë me disa ish-banorë si Fifi, Sarah, PM etj.


Por, a ka komunikuar Romeo me Beatrix? Kësaj pyetjeje këngëtarja iu pëgjigj sot teksa ishte e ftuar në “Fan Club”. Beatrix tha se Romeo e ka mbështetur dhe i ka thënë:

“Unë e kam parë sa mirë ndihej Donaldi me ty, bëhu e fortë!”- teksa Beatrix tha se familjarët e Donaldit janë interesuar për gjendjen e saj dhe i falenderoi.

Po ashtu, ajo tha se nuk ishte në dijeni për surprizën e djeshme që Romeo i bëri Donaldit me helikopter, ku i hodhi tërndafila të kuq nga lart.

Beatrix ishte e ftuar sot në ‘Fun Club’ ku foli gjerë e gjatë për aventurën e saj në ‘BBV’, lidhjen me Donaldin, momentin e vështirë pas daljes etj /News31

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *