Beatrix Ramosaj flet për Borën dhe lidhjen e saj me Donaldin:“Ja pse ndihem në faj”

Beatrix Ramosaj në ‘Fan Club’ rrëfeu në lidhje me Donaldin dhe reagimet për lidhjen e tij me Borën, ajo foli për lidhjen me Donaldin duke zbuluar momentet e para të historisë.

”Unë Donaldin e kam pas njohur nga jashtë por skam pas ndonjë mendim dhe ishte ai dhe Semi që mu afruan më së shumti dhe aty nisi muhabeti, kimia, me shakatë lojërat, unë kisha kriju një simpati për të por jo që ta kem ne qef thjesht kimi”, u shpreh ajo.


Gjithashtu u pyet edhe për reagimet e lidhjes së Donaldit me Borën, Trixa tha se nuk e kishte menduar se do të merrnin këto përmasa.

“Duke e njohur publikun dhe duke njohur fansat që lidhen me idetë e çifteve dhe sot e kësaj ditë që ata janë ndarë, e kisha menduar, e dija që do të kishte njerëz që nuk do të pëlqenin lidhjen time me Donaldin por se kisha marr me mend që do të ishte me përmasa kaq të mëdhaja, e shkuara e askujt nuk fshihet e shkuara është e shkuar, unë po shijoj atë që po ndjehem po merrem me veten time, me këngë”, tha këngëtarja.

Tutje Trixa foli edhe për lidhjen Donald-Bora, e cila kishte përfunduar muaj më parë, por që një takim mes dyshës në “BBV”, ngjalli dyshime për një rikthim, por gjithçka kishte ndodhur para se Trixa dhe Donaldi, të fillonin një romancë me njëri-tjetrin.

“Personalisht nuk e përjetoj aq shumë sepse njerëzit këtë punë kanë dhe do flasin unë i vetmi shqetësim që kam dhe ajo për të cilën ndihem në faj ështe mami im, e cila u përball me gjithçka jashtë se përndryshe unë skam bërë asnjë gabim”, u shpreh ajo./Blic/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *