Beniada dhe Iliri janë jashtë/ Ja banori i preferuar i publikut në Big Brother Vip

Gjatë kësaj jave shumë gjëra të bukura kanë ndodhur dhe normalisht që edhe fokusi ka qenë më i madh edhe tek personazhet e njohur.

Dhe kjo gjë nuk ka si të shpëtojë sepse është pikërisht një nga rubrikat e preferuara të emisionit “Live From Tirana”, e cila quhet “Social Top 5” që ka nën vëzhgim të gjithë të famshmit.

Kjo rubrikë ka publikuar ecurinë e ndjekësve në rrjetin social Instagram në llogaritë e personazheve të njohur brenda shtatë ditëve. Ja se cilët janë personazhet që janë pëlqyer më shumë nga publiku gjatë kësaj jave.


Personazhet shqiptarë: 5- Aktori i humorit por njëkohësisht edhe vëllai binjak i Donaldit, Romeo Veshaj ka shtuar 6 mijë ndjekës këtë javë.

4- Artistja e njohur Ronela Hajati, e cila edhe do të përfaqësojë vendin tonë në “Eurovision” këtë javë ka shtuar gjithashtu 6 mijë ndjekës.

3- Vendin e tretë e zë banorja e “Big Brother VIP”, Einxhel Shkira e cila ka shtuar 9 mijë ndjekës. 2- Në vend të dytë qëndron Arjola Demiri, e cila ka shtuar 12 mijë ndjekës gjatë kësaj jave.

1- Vendin e parë e zë aktori por njëkohësisht edhe banori i “Big Brother VIP” Donald Veshaj. Ai ka shtuar plot 14 mijë ndjekës.

Ndërkohë vihet re që Beniada si personazh shumë energjik nuk është pjesë e kësaj liste, as Iliri që konsiderohet si favoriti kryesor për ta fituar ‘BBV’.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *