Blerim Destani publikisht në mbështetje të Donaldit/ Ja cfarë shkruan për të…

Big Brother VIP ka marrë përmasa shikushmërie të mëdha. Tashmë pothuajse secili përvec që e sheh atë edhe e ka krijuar të preferuarin e vet, shkruan lajmi.net.

Këtij trendi nuk i kanë ikur as edhe fytyrat publike. Edhe Blerim Destani ka një të preferuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP dhe këtë e ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram.

Aktori shqiptar ka postuar një fotografi të Donaldit në Instagram, duke bërë të ditur se ai është i preferuari i tij. ‘Bisha on fire’, ka shkruar Destani në Instagram.

Debati i ashpër mes Einxhel Shkirës dhe Donald Veshajt po komentohet shumë si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Mbrëmjen e djeshme, gjatë një bisede me Beniadën dhe Monikën, aktori i humorit është shprehur se moderatorja nuk kishte pse e hapte këtë bisedë në këtë pikë të lojës.

“Çdo gjë mund ta kem bërë, gjithçka, gjithçka. Por asnjë gjë nga ato që tha nuk ishte e nevojshme që të hapej tani nga ajo. Sidomos për të parën. Pse duhet ta bënte këtë? Pse nuk e bërë që në fillim? Unë mos ta them atë që shikoj? Kështu e shikoj. Ajo donte diçka që të nxirrte diçka që të dilte kundra meje duke e shpikur, diçka që ne nuk e vërtetojmë dot, në një mënyrë shumë dashakeqe. Ka përmendur emra të tjerë këtu brenda”, ka thënë ai.

Donaldi ka shtuar më pas se mund të thotë dhe shumë gjëra të tjera për moderatoren, por ka zgjedhur mos të shprehet: “Unë mund të kem shumë gjëra për të thënë për atë, shumë gjëra, por nuk dua , nuk më duhet, nuk më intereson. Më mjafton njeriu që shikoj këtu brenda”, tha Donaldi.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.