Arbana shpreh dashurinë për banorët e Big Brother/ Ja cfarë ka bërë për ta…

Arbana Osmani është jo vetëm një nga moderatoret më të njohura në Shqipëri, por edhe një kuzhiniere fantastike. Libri i saj “Receta për 5 minuta” ka fituar jo pak bujë para disa vitesh, kur ajo e publikoi në panairin e librit.

Sot Arbana është shfaqur në zyrat e Top Channel-it me një mision ndryshe. Ajo është parë në mensën e televizionit kombëtar, ku ka gatuar disa gjëra të mira.

Për kë, thoni ju? Për kë tjetër? Vetëm për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother. Nuk e dimë ende nëse ajo do t’ua dorëzojë vetë në dorë ushqimet e përgatitura prej saj, apo jo.


Nga burimet tona mësohet, se këto gatime nuk do të jenë vetëm për 6 banorët e BBV, por edhe stafin e saj, që bën një punë vërtet të lodhshme dhe është në mbikqyrje 24 orë të të gjitha zhvillimeve që ndodhin në BBV.

Sigurisht që banorët do gëzohen shumë kur të marrin vesh lajmin dhë do “fërkojnë” duart nga gëzimi, pasi Arbana gjithmonë gatuan vetëm gjëra të shijshme.

Nesër do të jetë spektakli i radhës, ku si gjithmonë do ketë debate, diskutime dhe surpriza të shumta, si dhe do mësohet finalisti i dytë mes Monikës dhe Beniadë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *