Mozzik merr vëmendje nga mediat zvicerane, zbulohet arsyeja

Mozzik ka marrë sërish vëmendje të madhe mediatike, por jo vetëm, kësaj radhe ai ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave zvicerane.

Siç ka paralajmëruar vetë reperi Mozzik, ka gati albumin e ri i cili do të lansohet me 14 shkurt “Lamboziki” është titulli i albumit që mori vëmendje edhe nga media lokale e Zvicrës “Tele Zuri”.

Ende pa dalë albumi, mediat filluan ta përfolin në edicionet e tyre, këtë e ka bërë të ditur vet artisti përmes storieve në ”Instagram”.

“Lajmet e Zvicrrës vec ia nisen me fol per ‘LamboZiki”, ka shkruar reperi.

Theksojmë se albumi përbëhet nga 14 këngë ku tri prej tyre janë bashkëpunime dy prej tyre tanimë të lansuara e dëgjuara si ai me Noizyn dhe tjetri me Elvanën.

Kurse bashkëpunimi tjetër do jetë ai me vëllain e tij, Getinjon./Lajmi/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.