Einxhelit i plotësohet ëndrra, Dj Dagz i bën dedikimin emocionues

Nata e mbrëmshme ishte me plot surpriza për banorët e shtëpisë, Donaldi, Iliri dhe Einxhel u befasuan nga “Vëllai i Madh” i cili iu bëri ëndrrat realitet.

Moderatores, Einxhel Shkira iu dha mundësia që të drejtojë një emision televiziv, emision ky i mundësuar nga “Fondacioni Dritan Hoxha” i cili ka të bëjë me vajzat dhe gratë që nuk kanë pasur mundësi të arsimohen dhe që kanë nevojë për mbështetje.


Ndërkohë, partneri i saj nga jashtë, Dj Dagz ka bërë një reagim në rrjete sociale duke shkruar se është krenar për Einxhelin.

Ai ka publikuar në storien e tij në Instagram, momentin kur moderatorja merr befasinë teksa i shkroi edhe disa fjalë.

” Zëri i çdo femre, je shumë e madhe Einxhel Shkira jam shumë e lumtur për ty dashuria ime por më shumë se i lumtur jam krenar me ty, Einxhel njerëzit me zemër të bardhë e gjejn njëri-tjetrin gjithmonë”, shkroi ai.

Theksojmë se, dyshja e njohur e showbizzit nisën lidhjen e tyre brenda “Big Brother VIP”./Lajmi/

Lojtës Videosh

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *