
Arbër Hajdari bën gabimin e madh brenda shtëpisë së Big Brother/ Ja cfarë informacioni dha nga jashtë…

Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku sonte po darkojnë me banorët e Big Brother VIP në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Banorët kanë gatuar për ta dhe darka po ecën shkëlqyeshëm.
Donaldi e ndërpreu menjëherë. “Po jooo, se kjo dihej, nisi si temë para se të hynim ne këtu”. Aktori më pas foli për emisionin e ri me vëllain e tij në Top Channel.
“Po e mendoja si rubrikë emisioni ‘Më lër të flas’, por nuk e prisja kurrë që vëllai ta mendonte këtë shprehje si titull emisioni”, tha Donaldi.
Monika ndërhyu duke thënë se në emisionin e parë Donaldi do ftojë Ilirin. “Këta janë bërë mjeshtra. Kanë që në fillim që hedhin e marrin nga njëri-tjetri”, ia ktheu Arbri, duke komentuar dyshen Donald-Ilir.
Big Brother Albania VIP tashmë ka hyrë në fazën e fundit të këtij edicioni. Finalja e madhe është me 18 shkurt, ku do të shpallet fituesi i trofeut që vlen 115 mijë euro.