
Dje tha që Big Brother e fiton Donaldi/ Dalina Buzi kapet keq me fansat e Ilirit…

Të premten më 18 shkurt mbahet finalja e reality-show që ka mbërthyer shqiptarët para ekranit për 4 muaj. Teksa ethet e garës janë bërë më të forta dhe njerëzit kanë nisur të aludojnë për fituesin.
“Është Donaldi ai që do fitojë “Big Brother VIP”. Online është shumë i populluar, por edhe për gjithë emocionet dhe dramat që u ka dhënë njerëzve këtë edicion, Donaldi e meriton.”- tha ajo.
Pas këtij mesazhi si duket Dalina është ‘kryqëzuar’ në rrjet nga fansat e Ilirit, Beniadën dhe Einxhel. Moderatorja ka reaguar e revoltuar në rrjetet sociale.
Ndërkohë moderatorja tjetër e “Goca & Gra”, Armina Mevlani mendon ndryshe nga Dalina. “Këtë Einxhel po e heq se nuk më pëlqen fare.
Për mua e fiton Iliri për artistin që është dhe kontributin e tij. Ai është shumë i suksesshëm, ia ka nisur nga zero dhe ka arritur të bëjë emër në një vend të huaj”- tha ajo.