Einxhelin nuk e duroj dot/ Armina Mevlani habit me deklaratën…

Mbrëmjen e djeshme në “Goca dhe Gra” janë bërë parashikime rreth fituesit të madh të “Big Brother VIP”. Tashmë edhe një javë ka ngelur nga finalizimi i reality-show.

Të premten më 18 shkurt mbahet finalja dhe ethet e garës janë bërë më të forta. Edhe Armina Mevlani bëri parashikimin e saj, ku përjashtoi kategorikisht nga çmimi Einxhel.

“Këtë Einxhel po e heq se nuk më pëlqen fare. Për mua e fiton Iliri për artistin që është dhe kontributin e tij. Ai është shumë i suksesshëm, ia ka nisur nga zero dhe ka arritur të bëjë emër në një vend të huaj”- tha ajo.

Nga ana tjetër, Dalina Buzi zgjodhi Donaldin si fitues, Rita Petro Monikën, kurse Fatma Haxhialiu tha se do donte ta fitonte Beniada.

“Është Donaldi ai që do fitojë “Big Brother VIP”. Online është shumë i populluar, por edhe për gjithë emocionet dhe dramat që u ka dhënë njerëzve këtë edicion, Donaldi e meriton.”- tha ajo.

Nderkohe, dy opinionistët e “Big Brother VIP”, Balina Bodinaku dhe Arbër Hajdari, janë futur mbreme brenda shtëpisë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.