Elgit Doda rrëfen se çfarë i tha Trixës pas daljes nga Big Brother VIP

Elgit Doda ishte i ftuari sontëm në emisionin ‘Goca dhe gra’ ai ka folur për shumë gjëra, por mbi të gjitha për befasinë që i bëri Donaldit.
Ai kishte interpretuar këngë ‘Ku je’, teksa Donaldi po e puthte Trixën.
Gjithashtu Elgiti u pyet edhe për Trixën.
Elgiti sqaroi se nuk e ka takuar Trixën pas daljes së saj nga shtëpia e Big Brother VIP, por që i ka shkruajtur për t’i dhënë mbështetje rreth pjesës kur ajo gjykohej nga njerëzit.
‘Jo nuk jemi takuar, kemi fol, por jo s’jemi takuar thjesht i kam dhënë kurajo për pjesën se çfarë thonë njerëzit, njerëzit atë kanë forcë më të madhe, telefonin dhe tastierën e PC kështu që mos u shqetëso për asnjëlloj gjëje, nëse ti je OK gjithçka është OK’, tha Elgiti.
Beatrixa pas daljes nga BBV-ja nuk ishte shfaqur në asnjë intervistë televizive për dhjetë ditë./Lajmi/