
Tani habit me deklaratën për këngëtaren shqiptare:’Nuk më ka paguar…’

Ish-banori i “Big Brother Vip”, koreografi i njohur Tan Brama, ka qenë i ftuar në emisionin e njohur “Pardon My French”.
Ai ka folur hapur për gjithçka dhe theksoi sherrin mes Einxhel dhe Donaldit.
Tani foli hapur për një histori të tij personale ku se një këngëtare e njohur shqiptare, e cila vetë quhet divë, nuk e ka paguar.
“Kam patur 2-3 raste, rasti më i fundit ishte në qershor me një divë që vetëquhet.
Kishte dhe një koncert para dy- tre muajsh, as familjen nuk e çova në pushime duke u marrë me të duhet ta paguash tjetrin, jo ti hedhësh një vlerë qesharake.
Kur e ke mikeshë ose mik nuk e diskuton paraprakisht.
Pastaj më tha shiko se nuk kam mundësi, dështova.
Më premtoi që do më merrte sërish, në koncertin tjetër kishte marrë dy të tjerë, miqtë e mi”, u shpreh ai./Blic/