U votua për t’u larguar, Arjola Demiri rrëfen pse u rikthye në shtëpinë e “BB VIP”

Arjola Demiraj është aktorja e njohur dhe një nga konkurrentet më të përfolura të “Big Brother VIP”, ajo arriti të jetë pjesë e programit për një kohë shumë të gjatë teksa i është afruar finales së madhe.

Që në fillim të rrugëtimit të saj, aktorja e “Portokalli”-së është shprehur se një nga synimet kryesore që ajo ka për fitoren e garës është pikërisht mundësimi i blerjes së një shtëpie për të jetuar së bashku më fëmijët e saj.

Kështu, “Vëllai i madh” mundësoi një dhuratë të paparashikueshme për Arjolën disa ditë më parë, ajo u surprizua në “Big Brother VIP” me një shtëpi të re, gjë kjo që emocionoi pafund të gjithë shqiptarët.

Po atë natë, Arjola u eleminua nga shtëpia, teksa kishte biletën e kthimit, duke u rikthyer sërish.

Kështu, gjatë një bisede me banorët, ajo zbuloi se pse ishte kthyer në shtëpi pas biletës së kthimit, duke thënë gjithashtu se nuk lufton apo synon më finalen e madhe.

“Jam kthyer vetëm sepse kisha fat, jo për të luftuar për finalen, unë kur jam nisur në këtë rrugëtim, dëshira ime ka qenë që të fitoj “Big Brother VIP Albania” dhe të blej një shtëpi për fëmijët e mi” ka rrëfyer ajo.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.