Zbulohet sekreti/ Ja cfarë i tha Elgiti në vesh Donaldit…

Elgit Doda është një nga miqtë më të mirë të Donaldit. Ata kanë bashkëpunuar për disa këngë teksa Elgiti e ka mbështetur shumë nga jashtë e po ashtu e surprizoi edhe brenda në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Polemika të shumta pati rreth takimit të tyre dhe se çfarë i tha Elgiti Donaldit në vesh. I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Goca dhe Gra” ai ka treguar se cilat ishin fjalët që i ka komunikuar Donaldit.

Producenti u shpreh se i ka thënë fjalë për ta mbështetur: “Produksioni e ka dëgjuar se çfarë kam thënë. Thjesht aty ishte: “Love u, ec përpara. Kaq!”


Nga ana tjetër nuk mund të mungonte një pyetje për surprizën e Romeos për Donaldin duke i hedhur karafila me helikopter që u komentua shumë pak ditë më parë.

Por pse pikërisht karafila? Elgiti u pyet se ç’nënkuptonin karafilat në këtë rast dhe këngëtari zbuloi arsyen pse Romeo kishte zgjedhur pikërisht ato.

“Sepse karafila i hodhën El Chapos”, tha Elgiti, i cili më pas foli për karrierën e tij dhe këngën e re që do të dalë të hënën më 14 shkurt.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *