“Arbana Osmani është shtatzënë”, fotoja që po thyen rrjetin

Arbana u shfaq si gjithmonë elegante dhe me klas në puntatën e të martës në “Big Brother VIP”.
Mirëpo ndjekësit e saj janë të bindur se moderatorja është shtatzënë për herë të tretë, në postimin e fundit të Arbanës, ku ajo shfaqet me look-un e të martës, një fustan i zi me rrip dhe me dekoltenë e hapur, ndjekësit komentojnë se janë të sigurt që ajo është në pritje të ëmbël.
“Pse kam pershtypjen qe je shtatzene?”, e pyet një ndjekëse “Është”, ia kthen një tjetër.
Komentet më poshtë vazhdojnë duke aluduar se kjo është arsyeja pse Arbana është shfaqur e veshur me të zeza në puntatat e fundit, për të fshehur shtatzëninë.
“Prap me te zeza 6 Prime me te zeza”, i komenton një ndjekëse, “Është shtatzënë s’e sheh”, i replikon një tjetër, “Dukesh që je shtatzënë”, shkruan një tjetër komentues.
“Ashtu mendoj edhe une keto primet e fundit vetem me te zeza”, “100% … Jam shume e bindur”, vazhdojnë komentet, të cilave Arbana ka preferuar të mos u kthejë përgjigje.