
Çifti i “Big Brother 7” bëhen prindër për herë të dytë

Dje u bënë prindër për herë të dytë, por vite me parë ata u bënë pjesë e “Big Brother 7”.
Ata hynë si një çift i vërtetë, që për shkak të mërgimit e kishin jetuar dshurinë e tyre në distancë, janë Matilda dhe Fatjoni çifti që janë bërë prindër për herë të dytë.
Lajmin e dhanë përmes rrjeteve sociale duke treguar se janë bërë sërish me vajzë “Gezimi jone i dyte por i fuqishem aq sa i pari, Faleminderit mamit Matilda Gega per keto emocione te papershkrueshme u mbush shtepia me princesha”, shkruan Fatjoni.
Matilda dhe Fatjoni kanë marrë shumë urime nga miqtë mes tyre dhe ish-banorë si Jona Kalemaj apo Valer Kolnikaj.