Leku leter thuaj/ Veshja e fundit e Bora Zemanit kushton sa qimet e kokës…

Emri saj lakohet thuajse çdo ditë në mediat rozë. Flasim për moderatoren e dashur Bora Zemanin e cila kohët e fundit po merrë jashtëzakonisht vëmendje me lëvizjet e saj të cilat më pas kthehen në lajme.

Bora Zemani u përfol shumë në mediat rozë për shkak të lidhjes së dështuar me aktorin dhe banorin e BBV, Donald Veshaj, lidhje kjo që tani i përket së kaluarës.

Ajo vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale ku publikon foto e video të ndryshme. Si zakonisht edhe dje u shfaq mjaft e veçantë me fustanin ngjyrë pink të kombinuar me këpucë ngjyrë të njëjtë.


Faqja e njohur më instagram “MPM” ka publikuar çmimin e veshjes së Bora Zemanit, ku fustani i markës “Area” kushton hiç më pak se 1250 euro, ndërsa takat e modelit “Tomford” kushtojnë plot 1100 euro.

Ndodh shpeshherë që personazhe të ndryshëm televiziv të kenë të njëjtën veshje. Por kur bëhet fjalë për Trixën dhe Borën ndryshon punë, shkruan kryefjala.com.

Gjatë një episodi në BB VIP Trixa ka veshur një fustan metalixato dhe flokët i ka kapur bisht, por të njëjtin look ja kemi parë edhe Borës.

Bora e kishte po të njëjtin look gjatë një interviste me binjaket. Kujtojmë se Trixa dhe Bora kanë bërë xing edhe ditë më parë kur Bora u shfaq me formën e njëjtë të fustanit sikurse Trixa.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *