U futëm të gjithë në dyshime/ A është shtatzënë Arbana?!

Arbana u shfaq si gjithmonë elegante dhe me klas në puntatën e të martës në “Big Brother VIP”. Mirëpo ndjekësit e saj janë të bindur se moderatorja është shtatzënë për herë të tretë.
“Pse kam pershtypjen qe je shtatzene?”, e pyet një ndjekëse. “Është”, ia kthen një tjetër. Komentet më poshtë vazhdojnë duke aluduar se kjo është arsyeja pse Arbana është shfaqur e veshur me të zeza në puntatat e fundit, për të fshehur shtatzëninë.
“Prap me te zeza 6 Prime me te zeza”, i komenton një ndjekëse. “Është shtatzënë s’e sheh”, i replikon një komentuese tjetër.
“Dukesh që je shtatzënë”, shkruan një tjetër komentues. “Ashtu mendoj edhe une. Keto primet e fundit vetem me te zeza”, “100% … Jam shume e bindur”, vazhdojnë komentet, të cilave Arbana ka preferuar të mos u kthejë përgjigje.
Në fakt nuk është hera e parë që rrjeti zien me dyshime të tillë në është apo jo shtatzënë Arbana Osmani, por përderisa deri tani nuk ka asnjë reagim nga moderatorja është e kot të merremi me hamendësime.