Bëri lëmsh dynjmanë dje/ Ermal Mamaqi i bën kërkesën publike Beatrixës: Shko sa je në kohë…

Një batutë e Ermalit gjatë vizitës në “Big Brother VIP” nshkaktoi shumë polemika. Gjatë mbrëmjes së sotme Arbana Osmani ka komunikuar se Beatrix nuk ka pranuar të jetë në studio dhe as pjesë e darkës së organizuar për ish-banorët.

Donaldi u shpreh shumë i habitur dhe i prekur nga reagimi i saj, duke thënë se ishte e gjitha shaka dhe jo për të ulur dikë.

Sakaq, edhe Ermali ka reaguar sërish. Përmes një videoje të postuar në Instagram ai i kërkon falje Beatrix duke thënë se e përmendi pa të keq. Ai thotë se

“Ti më njeh mua, nuk rri dot pa shaka. Këtë herë bëra një provokim dhe kaq. Fakti që ti je lidhur me Dondi nuk do të thotë që ne mos të përmendim asnjëherë në prezencën e tij Borën se edhe ajo njeri është.

Të lutem shko se ai djalë besoj se ndjen diçka dhe u mërzit. Nuk ka faj se video ishte montuar gabim, ajo që kisha bërë unë sot. Kështu që ke ende kohë të shkosh.”-tha ai mes të tjerash. SHIKO VIDEON

Ermali tregoi sot se telefoni i tij është mbushur me mesazhe të pafundme që vetëm e mallkojë dhe e akuzojnë se e kë bërë të ndihet keq edhe Beatrixin duke përmendur Borën.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.