
Eh i shkreti c’e gjeti/ Trixa nuk i erdhi, po Donaldin nuk e lë rehat as Arjola

Ermal Mamaqi bashkë me disa personazhe të tjerë të njohur hynë brenda shtëpisë së Big Brother Vip mbrëmjen e djeshme.
Donaldi e mori situatën me sportivitet, ndërsa tha se duhej ta paguante mirë. Por këtë batutë të Ermalit nuk e ka pritur mirë Beatrix Ramosaj,
e cila ka refuzuar ftesën për të darkuar me banorët dhe Donaldin mbrëmjen e sotme. Donaldi i cilësoi si “kunja” fjalët e Ermalit por tha se i mori me shaka.
“Nuk bëra diçka. Se besoj. Ishte një shaka që s’e hapa unë. Ishte një batutë që e nisi tjetër kush. Unë e mora në kontekstin e shakasë.
Ishte ironi. Ça kam bërë, kaq kam thënë, paguaje mirë. Nuk më ka bërë përshtypje aq shumë nuk më intereson.”, tha Donaldi. Ndërsa Arjola tha se ai foli i pari kur u përmend Bora dhe për këtë arsye mund të jetë ndjerë keq.
Pjesë nga biseda:
Donaldi: Thashë thjesht paguaje mirë!
Arjola: Ishte interesim
Donaldi: Nuk po e kuptoj
Arjola: Po më pyet Arbana, po jap mendimin tim
Donaldi: Ku ishte gabimi im?!
Donaldi: Nuk thashë që ishte gabim…