Në Big Brother Vip u bë nami për të/ Reagon Bora Zemani…

Bora Zemani ka qenë kryefjalë e muajve të fundit. Ndonëse ajo nuk ishte konkurrente e “Big Brother VIP” ka qenë edhe më e komentuar se sa do ishte si banore.

Duket se lidhja e saj me Donaldin, takimi i tyre romantik, ndarja dhe lidhja e Donaldit me Beatrix e kanë bërë të pashmangshme përmendjen e saj këto katër muaj.

Si zakonisht, vetë ajo ka qëndruar shumë e rezervuar dhe nuk ka reaguar për gjithë herët që është përmendur. Muaj më parë përmes një statusi në Instastory,


Bora bëri thjesht thirrje të mos ketë urrejtje ndaj Donaldit dhe se edhe ai mund të gabojë. Ky ka qenë i vetmi reagim i saj rreth gjithë bujës së krijuar.

Megjithatë, situata e fundit ka ngjallur një reagim nga ajo. Përmendja e Borës nga Ermali dhe përmendja në spektaklin e sotëm të “Big Brother VIP” ka marrë një reagim prej moderatores.

Ajo ka publikuar një video në TikTok ku ka mbledhur disa nga herër kur emri i saj është përmendur në ekran. Dhe në fund e mbyll me vargun që Stresi i ka dedikuar: Edhe krejt le ta dinë, Bora Zemani është queen.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *