Shpërthen rrjeti/ Hiqeni fjalën “Bora” nga fjalori i gjuhës shqipe që të na dalë prapë Beatrix në TV

Një situatë sa qesharake aq dhe e pakuptimtë ka ndodhur në ‘BBV’. Triksa në mërzitet sepse Ermal Mamaqi si i ftuar special na përmend emrin e Borës dhe bën një batutë me Salsanon Rrapin.

E para punës, ajo kuptohet që është thjesht një shaka e Ermalit, thjesht një batutë e tij e asgjë ëm shumë. E dyta e punës reagimi i Donaldit duket mëse korrekt.

E treta, Donaldi nuk mund të mbajë përgjegjësi për atë që thonë të tjerët dhe nuk mund të bëhet hasëm me ata që përmendin emrin “Bora”.

Nga kjo situatë që pamë, ka mbetur vetëm që të heqim fjalën “Bora” nga fjalori i gjuhës shqipe, që Triksa të jetë e qetë dhe të mos na mërzitet prapë.

Ajo që të çudit është edhe insistimi i Arbanës te kjo pjesë dhe që i del haptazi në mbrojtje Triksës. Arbanë e dashur dhe produksioni i BBV pse i fusni këta të ftuar special kur e dini shumë mirë që ata mund të japin informacion nga jashtë dhe të përmendin emra personazhesh që nuk janë në shtëpi?

E kuptojmë që e gjitha kjo bëhet per audiencë, por nuk është normale të luhet me gjendjen psikologjike të një njeriu, aq më tepër që është një javë para finales së madhe.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.