
Situata qenka serioze/ Pas shakasë së Ermalit Beatrix largohet nga Shqipëria…

Mbrëmjen e djeshme, Beatrix nuk hyri në Big Brother VIP për shkak të hatërmbetjeve nga një shaka e Ermal Mamaqit në shtëpi që zinte në gojë Trixën dhe Bora Zemanin.
Donaldi në film do ta ‘v r asë’ edhe Trixën gabimisht. Kjo shkakton të qeshura me tallje mes banorëve, përfshirë Donaldin, skenë e mjaftueshme për ta lënë Trixën të mërzitur.
Por ku është Trixa? Burime të sigurta të Prive.al bëjnë të ditur se ajo nuk është fare në Tiranë por i ka hipur aeroplanit dhe është larguar nga Shqipëria për disa ditë.
Kjo ishte arsyeja pse mes tjerash Dj Dagz tha se nuk mund të vinte me taksi por i duhej aeroplan nëse ndërron mendje.
Ndryshe, Trixa nuk ka bërë asnjë postim në rrjete sociale, as mbi ngjarjen e as mbi vendndodhjen ku është aktualisht. /prive.al