U bë keq se nuk i shkoi Trixa/ Donaldi qëndron vetëm dhe nuk kërcen valle me të ftuarit

Mbrëmjen e djeshme disa nga ish-banorët hynë në shtëpinë e “Big Brother VIP” për të darkuar me finalistët. Me ta pritej të hynte edhe Beatrix, por ajo refuzoi. Madje nuk u shfaq as në studio duke u shprehur e lënduar nga batuta e Ermalit dhe Salsanos.

Shumë u mërzit nga reagimi i saj dhe Donaldi. Banorët treguan se ai kishte pritur me padurim ardhjen e Beatrix dhe u demoralizua nga veprimi i saj.

Gjatë mbrëmjes ai ka qëndruar i vetmuar dhe në heshtje. Në një video të postuar në Instagramin zyrtar të “Big Brother VIP”, ai shihet tek qëndron i vetëm dhe refuzon të kërcejë me banorët e tjerë.

Por ku është Trixa? Burime të sigurta të Prive.al bëjnë të ditur se ajo nuk është fare në Tiranë por i ka hipur aeroplanit dhe është larguar nga Shqipëria për disa ditë.

Kjo ishte arsyeja pse mes tjerash Dj Dagz tha se nuk mund të vinte me taksi por i duhej aeroplan nëse ndërron mendje.

Ndryshe, Trixa nuk ka bërë asnjë postim në rrjete sociale, as mbi ngjarjen e as mbi vendndodhjen ku është aktualisht.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.