
“Do t’i ngelë pishman”, Einxhel flet për situatën e Donaldit me Beatrix

Ngjarja më e komentuar e rrjetit orët e fundit është mungesa e Beatrix në “Big Brother VIP” dhe mërzitja e Donaldit, situata është komentuar gjatë nga banorët naten e spektaklit.
Jo vetëm ish-konkurrentët, që i thanë Donaldit se së shpejti do të sqarohen dhe pajtohen por edhe vetë banorët janë të mendimit që situata do të qetësohet.
Megjithëse Einxhel nuk desh ta diskutonte në emision, më vonë ajo diskutoi me Donaldin dhe Beniadën për atë që ndodhi, “Këta do të dalin jashtë dhe do të sqarohen dhe asaj do ti ngelë pishman që nuk ka ardhur”, tha moderatorja për Beatrix.
Kjo e fundit ka marrë vendimin të largohet nga Shqipëria për disa ditë jashtë, ndërsa ende nuk dihet se kush e shoqëron dhe ç’destinacion ka zgjedhur.