`Ermal Mamaqi vazhdon me Ironinë ndaj Beatrix/ Gjithë fajin e ka Bora…1

Ermal Mamaqi ka goditur sërish. Në gjithë bujën dhe kaosin që është krijuar së fundmi, ai ka realizuar një video për serialin H.O.T duke ftuar bizneset ta kontaktojnë.

Por nuk ka qëndruar pa një batutë pasi i është përgjigjur videos së Salsanos duke thënë: “Mos harroni në fund të të gjithave fajin e ka Bora, por më shumë Salsano. Ai është strumbullari i gjithë të zezave që ndodhin në planet!”

“Ej miq! Besoj se nga gjithë kjo zallamahi që është krijuar e kuptuat se sezoni i dytë i serialit H.O.T është shumë i nxehtë tani dhe po fillon.

Ftoj gjithë bizneset që duan të marrin pjesë në këtë serial që duket se ka filluar të bëjë zhurmë para se të fillojë, që të më kontaktojnë.

Dhe mos harroni në fund të të gjithave fajin e ka Bora, por më shumë Salsano. Ai është strumbullari i gjithë të zezave që ndodhin në planet.”- thotë Ermali.SHIKO VIDEON

Siç thanë edhe banorët menjëherë paa batutës së tij, Ermali di ku godet dhe këtë herë ka qëlluar në shenjë pasi sezoni i dytë i serialit H.O.T nuk mund të ishte promovuar më mirë dhe më natyrshëm. Siç thotë edhe një fjalë e urtë “Puno në mënyrë të zgjuar, mos puno shumë!”

Më herët ditën e sotme reagoi edhe Salsano. Ky i fundit ka treguar në rrjetet sociale se ka marrë shumë ofendime e mallkime duke ndarë edhe disa prej tyre. Po ashtu, ai ka postuar një video ku ironizon dhe vetironizon duke i propozuar Ermalit të bëjnë një film që quhet “Big kanibali” dhe të jetë ai që do vritet dhe pasi të vritet të gëzojnë të gjithë. /News31

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.