Arjola i rrëfen të gjitha/ Ja cfarë lidhje ka me Atdheun dhe kush është cifti i preferuar në Big Brother….

Arjola, e ftuar në Fan Club ka folur rreth rrugëtimit të saj në Big Brother VIP. Ajo ka folur për finalen e madhe që sipas Arjolës nuk e ka pritur që do të arrijë kaq afër finales, por që e donte finalen.

Gjithashtu, ajo tregoi se Big Brother e ka fituar me dhuratën speciale nga Top Channel-i, të cilët i dhuruan një apartament në lagjen më të mirë të Tiranës.

Arjola tha se shumica e banorëve para kutisë së Pandorës bëheshin ‘bisha’ dhe sipas saj ajo nuk e kishte fuqinë të bëhej ajo ‘bishë.

Gjithashtu ajo tha se jo se nuk i pëlqente surpriza nga produksioni, por që e ndjente që nuk do të fitonte dhe sipas saj ajo shpresoi që pasi ishte mundësia më e arsyeshme e shihte të merrte si propozim moderimin e Portokallisë.

Aktorja tha se surpriza që mori për fëmijët e kishte parësore ta kryente vet. Një nga debatet ishte edhe ajo me Antonelën, ku ‘mollë sherri’ mes vajzave u aludua se është Atdheu. Madje u aludua që Arjola dhe Atdheu kishin një lidhje bashkë.

Sot Arjola në Fan Club i dha fund këtij dyshimi dhe sqaroi se Atdheun e ka shok shumë të ngushtë që gjashtë vite. Gjithashtu Arjola tha se është munduar që për debateve dhe posaçërisht nga fjalët e Arjolës të kuptonte se çfarë po ndodhë jashtë, dhe se nuk i interesonte se po aludohej për këtë lidhje.

Arjola tha se një gjë që e kishte vrarë ishte momenti kur Antonela i kishte thënë se me lotët e saj i ka lodhur publikun dhe që ai ishte momenti kur sipas Arjolës e kishte kuptuar që kjo ishte gabimi por që nuk mund të dilte përtej kësaj dhe të dilte nga vetja, gjithashtu ai ishte momenti kur ajo kishte filluar të mos i përmendë fëmijët brenda dhe të mos qaj.

E pyetur nga moderatorja e programit, se cili nga çiftet e krijuara në shtëpinë e BBV-së, ajo tha shumë thjesht që Einxhel dhe Dagz-i, janë çifti më i vërtetë.

Në Fan Club, Arjola gjithashtu ka folur edhe për katër banorët finalist. Sipas saj që të katër banorët janë lojtar strategjik. Por gjithashtu sipas saj, Beniada është ajo e cila e ka shfrytëzuar butësinë dhe çiltërsinë e saj për lojë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.