Ermal Mamaqi nxjerr të dhënat/ Ja kush e fiton Big Brother…

Me datë 18 shkurt është finalja e madhe e ‘Big Brother VIP’. Finalistët janë Iliri, Beniada, Donaldi dhe Einxhel. Vetëm njëri prej tyre do shpallet fitues i çmimit të madh, por cili do të jetë ai?
Rezultatet e deritanishme tregojnë qartë se dy finalistët big janë Donaldi dhe Iliri. Ata kanë të njëjtën përqindje votash, të paktën deri më sot.
Pas tyre renditet Beniada, e ndjekur nga Einxhel. Pra, mund të themi se largimin e parë në finale e kuptuam me këtë sondazh: do jetë Einxhel.
Donaldi dhe Iliri kanë rezultuar dy hite në Big Brother VIP. Aktori nga Vlora ka shtuar shikueshmërinë me historinë e tij të dashurisë me Beatrix dhe ndarjen nga Bora Zemani.
Ndërkohë, balerini i njohur shqiptar ka një bagazh të shkëlqyer dhe ka bërë lojë të zgjuar. Ai i ka shtuar vlera lojës së Big Brother. Fitoftë më i miri!