Salsano ndau Donaldin nga Trixa/ Arbana Osmani i del në mbrojtje: Kjo duhet dënuar…

Aktori i humorit, Salsano Rrapi ka marrë vendimin dhe ka publikuar me emra konkret disa nga mesazhet k ërcë nuese dhe ofenduese që ka marrë në rrjetin social Instagram të cilët kanë shpërthyer në ofendime dhe mallkime ndaj tij.

Lidhur me këtë ka reaguar moderatorja Arbana Osmani, e cila shkruan se kjo gjuhë urrejtje duhet raportuar dhe dënuar.

Batuta e Ermalit dy netë më parë në shtëpinë e BB VIP, se do marrë në film Borën dhe Ilirin u pasua nga një tjetër batutë e Salsanos.


Aktori i tha me humor Donaldit se në këtë film ky i fundit do të v*asë Borën dhe padashje edhe Beatrix. Këto batuta u shfaqën dhe pardje

në mbrëmjen gjysmëfinale dhe produksioni njoftoi se Triksa kishte vendosur të mos merrte pjesë për shkak se ishte prekur nga situata e krijuar.

Gjuha është e rëndë dhe absolutisht e dënueshme sepse batutat ishin në kornizën e një emisioni televiziv dhe së dyti k ërcënimet dhe ofendimet drejtuar aktorit të humorit janë tepër të rënda, e po ashtu të dënueshme.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *