
Punonjësi i Call Centerit bën deklaratën e fortë/ Po na detyrojnë të votojmë Donaldin, pronari është mik i ngushtë i Romeos

Të premtën bëhet i ditur fituesi i “Big Brother VIP”. Njëri nga katër finalistët do të shpallet fitues i çmimit kryesor , ndërsa tre të tjerët do të fitojnë nga 10 mijë euro.
Madje ata po marrin mbështetje të madhe edhe nga fytyra publike të njohura. Televotimi me pyetjen ‘Kush doni të jetë fitues’ ka nisur fuqishëm.
Së fundmi, një punonjës i një Call Center-i ka denoncuar në rrjetet sociale, se pronari po i mbush telefonat dhe po i detyron të votojnë për Donaldin.
Duke publikuar edhe telefonin me votat e dërguara për Donaldin, ai rrëfen se pronari është miku i ngushtë i Romeos.
Kjo bisedë është publikuar në një nga faqet në Instagram, “Vipat e Bllokut”, po ashtu edhe në shume fanpage që mbështesin Ilir Shaqirin.