Trixa bëhet xheloze/ Donaldi tregon se kush është njeriu më i rëndësishëm për të…

Gjatë ditës së djeshme 4 finalistët e Big Brother, u bënë pjesë e një loje, ku përmes pyetjeve dhe përgjigjeve, do të tregonin se sa e njihnin njëri tjetrin.

Ata do të shkruanin së bashku me personin që i bëhej pyetja, përgjigjen që mendonin se do të jepte, dhe në fund do të bënin krahasimin e tyre.


Në fund fituesi i lojës u shpall Iliri, i cili arriti të mblidhte më shumë përgjigje të sakta. Një nga pyetjet ishte dhe ajo për njeriun më të shtrenjtë në jetën e Donaldit,

ku të katër banorët ishin në një mendje: Romeo! E madje Iliri vendosi dhe një yll në fund, duke qenë i bindur në përgjigjen e tij.

Javën e fundit, 4 finalistët kanë zgjedhur ta kalojnë pa debate dhe zënka dhe mbi të gjitha të rrinë bashkë, jo të ndarë si javët më parë.

Finalja e madhe e ‘BBV’ do të jetë të premten më 18 shkurt dhe favoritët për të fituar çmimin e madh janë Donaldi dhe Iliri.

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *