Rashë para syve të botës/ Ja detaji që tregon lidhjen mes Borës dhe Donaldit në këngën e Semit…

Semi Jaupaj publikoi ditën e djeshme këngën e saj më të re me titull “Mos u kthe”. Është baladë e ndjerë që flet për një dashuri të humbur,

për tekstin dhe muzikën e së cilës është kujdesur Ylli Limani. Por njerëzit mendojnë se teksti tregon historinë e dashurisë së Borës dhe Donaldit.

Ndjekësit besojnë se Semi ka rrëfyer mes vargjeve, atë që ka përjetuar Bora, mikesha e saj e ngushtë pasi Donaldi vendosi të lidhej me Beatrix Ramosaj. “Para syve të botës rashë/më posht’ nuk e di a ka/si s’të erdhi pak gjynah,” thuhet në një pjesë të këngës.


“Gojën mbyllur do e mbaj/emrin tënd s’do ta përmend/s’do godas aty ku dhemb.”, shton këngëtarja. Fansat besojnë se fraza

“para syve të botës rashë” lidhet pikërisht me momentin pas puthjes që Bora dhe Donaldi shkëmbyen në BB VIP. Si duket ajo tregon ndjesitë që ka përjetuar pas veprimit të Donaldit ndërkohë që e priste jashtë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *