Bëri këngë për Donaldin/ Po Beatrix paska bërë këngë edhe për ish të dashurin

Prej disa ditësh këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, është në qendër të mediave rozë, pas lidhjes së kësaj të fundit me Donald Veshajn, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Pas daljes nga shtëpia e BBV, Beatrix publikoi një këngë të titulluar “Faj”, e cila i dedikohet historisë së dashurisë mes saj dhe Donaldit.

Kënga pati menjëherë një impakt të madh në publik dhe deri tani numëron mbi 3 milionë klikime. Por fansat, kanë hapur arkivat dhe i kanë gjetur se dikur Beatrix i ka dedikuar një këngë edhe ish-të dashurit të saj, Ervi Cenolli.

Në TikTok është bërë virale një video ku Beatrix ka thënë gjatë “Dancing with the stars” se kënga i dedikohet pikërisht atij. Kënga titullohet ‘Pa ndjenja’.

Ish-çifti përjetuan një romancë gati 3-vjeçare, madje janë shfaqur edhe së bashku publikisht në “Dancing With the Stars”.

Përveç këngës, gjithashtu ata i kishin dedikuar edhe tatuazh dashurisë së tyre me mbishkrimin “Forever”, ose shqip ‘përgjithmonë’.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.