Cdo gjë për vëllanë/ Një ditë para finales, Romeo bën cmenduri për Donaldin

Aktori Romeo Veshaj, vëllai binjak i Donaldit është edhe mbështetësi i tij më i madh gjatë rrugëtimit të tij në ‘Big Brother VIP’.

Që nga karafilat e hedhur me helikopter, deri te imitimet e të vëllait në emisione të ndryshme, Romeo ka qenë mjaft kreativ në format me të cilat ka dhënë mbështetje për finalistin.

Megjithatë, së fundmi, Romeo i ka surprizuar të gjithë me një tjetër nismë mjaft interesante që ka bërë kaq afër finales së madhe të 18 shkurtit.

Mbi motor, i rrethuar nga persona të tjerë dhe i veshur me bluze të stampuar me foton e Donaldit dhe shkrimin “Unë jam Donaldi”, aktori i humorit njofton nëpërmjet një ‘story’ në “Instagram” se është duke un nisur për Vlorë.

Pas dy orësh ai ka publikuar një sërë videosh të tjera përmes së cilave tregon se ka mbërritur në Vlorë dhe po shpërndan bluza me shkrimin ‘Unë jam Donaldi’.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.