Do publikojë këngën në të njëjtën ditë me finalen e “BBV”, çfarë do të thotë Fifi?

Këngët e reja nga ish-banorët e “Big Brother VIP Albania” nuk paskan të mbaruar.

Së fundmi, këngëtarja Filloreta Raçi, ose siç njihet ndryshe me emrin e artit Fifi, ka lajmëruar në llogarinë e saj të Instagramit që ka për të sjellë një këngë të re me datë 18, në bashkëpunim me DJ Dagz-in apo DJ PM-in.

Data 18 është e premte, dita ku do të mbahet gjithashtu edhe finalja e “Big Brother VIP Albania”.

A është kjo një koincidencë që këngëtarja ka vendosur ta publikojë këngën në të njëjtën ditë? Apo ndoshta është një dedikim për Adisin? Këtë gjë kemi për ta kuptuar më mirë ditën kur Fifi të nxjerrë këngën e saj.

Ajo gjithashtu është shprehur në postin e saj të Instagram-it se mezi po e pret të ndajë këtë këngë me të gjithë.

“Big Brother VIP” po i vjen fundi tashmë zyrtarisht finalistë janë aktori Donald Veshaj, balerini Ilir Shaqiri, modelja Beniada Nishani dhe moderatorja Einxhel Shkira.

Katër banorët e mbetur janë në garë për çmimin kryesor prej 115 mijë eurosh, fitues do të shpallet në finalen e madhe që mbahet më 18 shkurt.

Kujtojmë që formati i “Big Brother VIP” u rikthye pas katër vitesh dhe për herë të parë pjesë e tij u bën personazhe të njohura.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.