Emocionon Endriti: Bab sot e kësaj dite më ndalet zemra kur të shoh duke shpallë Kosovën shtet!

Djali i ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, Endriti, ka bërë një urim emocional në llogarinë e tij në Instagram.

Ai publikoi një imazh të babait të tij nga dita kur u shpall pavarësia e Kosovës.

“Bab, sot e kësaj dite më ndalet zemra kur të shoh duke shpallë Kosovën shtet mu sikurse mu pat ndal me 17 shkurt 2008, kur dole nga banesa për këtë ditë historike, deri sa jashtë e bëre një epokë të jashtëzakonshme.

Faleminderit që na solle lirinë dhe pavarsinë bashkë me shokët e tu Urime Pavarsinë 17.02.2008”, shkroi ai./Indeksonline/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.