Publikohet sondazhi/ Ja kush e fiton Big Brother Vip…

Nata finale e Big Brother Vip duket shumë e ethshme. Deri më tani konkurenca ka qenë mjaft e fortë mes finalistëve ku epërsi kryesisht kanë pasur balerini Ilir Shaqiri dhe aktori Donald Veshaj.
Qytetarët kanë pasur si opsion pëlqyeshmërinë për një nga kandidatët e tyre të preferuar. Si rezultat, nga të dhënat në faqen zyrtare të Big Brother VIP mësohet se
konkurenti i preferuar deri më tani është balerini Shaqiri që shihet si fitues, i ndjekur ngushtësisht nga aktori Veshaj, modelja Beniada Nishani dhe moderatorja Einxhel Shkira.
Në vijim pritet që gara të bëhet akoma edhe më e fortë duke mbajtur të mbërthyer fansat e secilit konkurent. Gjithësesi nata finale rezervon të tjera surpriza!
Rezultati i sondazhit te BBV: Ilir Shaqiri 59,621 like, Donald Veshaj 56,783 like, Beniada Nishani 25,046 like, Einxhel Shkira 17,443 like