Semi bën këngë për të dhe Donaldin/ Reagon për herë të parë Bora Zemani

Semi Jaupaj tashmë ka publikuar projektin e saj me të ri. Kjo këngë titullohet “Mos u kthe” dhe është në bashkëpunim me Yll Limanin.

Teksti i këngës flet për një dashuri të humbur, ku shumë nga fansat kanë komentuar që i është dedikuar Donaldit dhe Borës.

Madje një gjë e ka pohuar edhe Donaldi pasi e ka dëgjuar atë në Big brother.Një reagim të tillë e ka bërë edhe Bora Zemani.

“E adhuroj zërin tëndë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë. Ndryshe, dyshja ka disa muaj që janë ndarë, pasi aktori ka filluar lidhjen me Beatrix Ramosaj.

Kënga e ish banores së Big Brother VIP është dëgjuar dhe brenda shtëpisë së famshme. Donaldi dhe Iliri po qëndronin në oborr kur dëgjuan këngën.

Ky i fundit nisi ta ngacmonte aktorin e humorit duke iu drejtuar me pyetjen se kushh e ka shkruar tekstin. “Kush mendon se i ka shkruar tekstin Semit?”,

thotë Iliri. Më pas, ai përmend një pjesë nga teksti duke hamendësuar se mbase projekti muzikor është dedikim nga Bora.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.