U largua nga “Për’puthen” për Anën, Eduardi tregon ç’po ndodh jashtë mes tyre

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Eduard Kuçi, edhe pse u rikthye në program qëndrimi i tij nuk zgjati edhe aq shumë.

Në një intervistë për “D-Night”, ai u shpreh se arsyeja pse u largua emisioni i dashurisë ishte Ana Lleshi.

Ndër të tjer ai shtoi se nuk ka të dashur dhe nuk festoi Shën Valentin duke lënë të kuptohet se ai dhe Ana nuk po vazhdojnë më bashkë.

“Kur jam futur për herë të parë dhe kam dalë më pas kishte disa probleme, edhe pse dihen arsyet e daljes time, unë dua të them se kësaj radhe dola se e ndjeja veten më mirë jashtë, aty brenda më ka pëlqyer vetëm një vajzë dhe doja të njihesha më shumë me të, ndodhi çfarë ndodhi dhe dolëm të dy së bashku.

Po është Ana Lleshi dhe kisha dëshirë që të vazhdoja takimet me të, ata që më njohin e dinë shumë mirë se i njëjti jam si në program si jashtë tij.

Nuk kam nevojë të ndryshoj për asgjë, jam i drejtpërdrejtë dhe çdo gjë që e kam e them direkt përballë.”, tha Edi./Blic/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.