Nga Meksika në Bangladesh/ Pak orë para finales, Donaldi merr mesazhin e bukur nga fansat nga e gjithë bota

Ka shumë nga publiku që e duan dhe po aq shumë që nuk e duan. Donald Veshaj është një nga katër finalistët pretendent për të fituar çmimin e madh të Big Brother VIP 2021.
Është normale të ndodhë kur je në qendër të vëmendjes për 136 ditë, 24 orë në 24. Ai krijoi shumë zhurmë me historinë e tij me Bora Zemanin.
Të cilën u duk se e “rimori” dhe pastaj e “la” sërish për tu lidhur me Beatrix Ramosaj. Ka spikatur me një lloj nervozizmi kundrejt Ilirit dhe disa prej banorëve që ka patur kundër.
“Më li të flas, më li të flas” dhe “o maaaj gaa jeta” janë dy nga shprehjet që lidhen shumë ngushtë me të dhe të shkruajtura më së shumti nëpër media.
Ai e luan fort këtë finale përballë Ilirit, sipas sondazheve jo zyrtare të bëra online nëpër faqet e BBV dhe të tjera faqe gjithashtu. Fitoftë më i miri.