Donaldi del i dyti/ Po reagimi i Semit i ka shtangur te gjithe…

Semi Jaupaj tha se fitues i Big Brother VIP duhet të jetë Iliri për lojën e fortë që realizoi. Ajo është kapur nga kamerat duke shtrembëruar fytyrën, kur opinionistja e BBV, Balina Bodinaku tha se Donaldi e meriton fitoren.

“Deri në këtë moment lojtari i fortë është Iliri”, tha Semi. Nuk dihet ende nëse Semi është ndikuar nga ngjarjet e fundit mes shoqes së saj të ngushtë Bora Zemanit dhe finalistit. Ajo gjithashtu realizoi edhe një këngë për ta, duke u shprehur me fjalë të ashpra për Donaldin dhe akuzuar atë.

Të gjithë ishim dëshmitarë të shoqërisë së bukur mes Semit dhe Donaldit brenda “Big Brother VIP”. Në shtëpi, ata kaluan shumë momente të bukura së bashku si miq.


Ndanë emocionet, gëzimet, trishtimet, mbështetën njëri-tjetrin në debate dhe u përlotën kur Semi u largua nga gara. Mirëpo, shoqëria e tyre u kris më vonë, kur Donaldi pranoi pëlqimin e tij për Trixën.

Ky veprim nuk i pëlqeu aspak Semit, e cila sigurisht mbajti anën e mikeshës së saj, Borës. Gjatë rrëfimeve të saj, Semi u shpreh se e kishte përjetuar keq këtë vendim të Donaldit, madje kënga e saj e fundit i referohet historisë së dashurisë mes Borës dhe Donaldit.

Për marrëdhënien e tij me Semin, Donaldi ka diskutuar me vajzat e shtëpisë. Einxhel iu shpreh Donaldit se nuk mendon se shoqëria e tyre do të vazhdojë e njëjtë jashtë.

Të njëjtën gjë tha me bindje edhe Donaldi, teksa theksoi se e vlerëson si vajzë dhe do të ketë gjithmonë respekt për të. “Jo, as unë s’e besoj. Prapë, unë e respektoj si vajzë, është vajzë fantastike”, tha ai.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *