E dëshpëruar për t’u kthyer me të/ Ja c’ka bërë Bora dje për Donaldin

Trekëndeshi i dashurisë Bora-Donald-Beatrix e ka vënë në qendër të vëmendjes aktorin e njohur edhe pse një pjesë e mirë iu kthyen kundër pasi “tradhtoi” Bora Zemanin.
Por mbrëmë u vuri re se Bora Zemani ndjek një faqe fansash në Instagram, “Donald Bora”. Nuk dihet a është kjo një shenjë mbështetje në këtë finale, shenjë rikthimi që një pjesë e fansave e urojnë ende, por nuk mund të jetë pakujdesi apo rastësi.
Kujtojmë që Donaldi nuk arriti të trumfonte për të fituar çmimin e madh të ‘Big Brother Vip’, por dhuroi një spektakël të jastëzakonshëm dhe u prit me një mbështjet të madhe nga të gjithë.
Pas fitores së Ilir Shaqirit të çmimit të madh të Big Brother VIP Albania, ka folur edhe konkurrenti i tij në finale Donald Veshaj.
Donaldi tha se ai pak a shumë e priste që Iliri të triumfonte, por gjithsesi u shpreh i kënaqur për eksperiencën e kaluar në Big Brother VIP Albania.
Donaldi falënderoi të gjitha ata që e kanë mbështetur përgjatë eksperiencës së tij në shtëpinë e famshme të cilën e cilësoi si një përvojë unike.