
E priste prej vitesh këtë moment/ Flaka Krelani tallet keq me Ilirin: Si i thuhet shqip kthema Borxhin…

Emri i fituesit të Big Brother Vip, padyshim që nuk i ka gëzuar të gjithë! Përveç fansave të Donaldit, në listën e të pakënaqurve me fitoren e Iliri Shaqirit ishte dhe Flaka Krelani.
“M’u kujtua kënga “Kthema Borxhin”. Rastësisht e mendova ta bëj një cover meqë jemi UNPLUGGED – LIVE.”- shkruan Flaka në përshkrimin e videos ku shfaqet brenda një makine.
Jo vetëm që s’e la me aq, por ripostoi të gjithë ironitë që i bën tag në rrjet, përfshi këtu edhe postimin e Olti Currit ku shkruhej: “Nuk ka rëndësi kush voton, rëndësi ka kush numëron votat.”
“Si i thuhet shqip “Kthema borxhin””- shkruhej në një tjetër dhe qartazi Flaka Krelani e mendoi si “kthim borxhi” fitoren e Ilirit në Big Brother.