Einxhel kalon natën e parë me Dj Dagz/ Ja premtimi i madh që bëri…

Einxhel Shkira ishte një ndër katër finalistët e Big Brother VIP që përfundojë mbrëmë me një spektakël madhështor ku fitues u shpall balerini, Iliri Shaqiri.

Ndërsa, sot (e shtunë) prezantuesja e njohur ka bërë postimet e parë në llogarinë e saj në Instagram pasi për javë të tëra ishte larg medieve sociale.

Einxhel postoi disa foto ku shihet në shtrat dhe përkrah saj shihet i dashuri i saj dhe ish-banori, DJ Dagz. Çifti që filluan lidhjen

gjatë kohës sa ishin pjesë e shtëpisë së famshme ‘Big Brother Vip’, natën e parë pas përfundimit të spektaklit e kanë kaluar së bashku.

Në njërën nga imazhet, Shkira shihet dorë për dore me të teksa shkruan: Është zakon dhe më pëlqen. Ndërsa, në disa fotografi ajo shihet me kokën mbështetur në kraharorin e tij dhe një ‘selfie’ të saj.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.