Pasi fitoi Big Brother Iliri tregon vendimin që ka marrë/ Do jetojë në Shqipëri…

Balerini i njohur Ilir Shaqiri ka marrë surprizën e radhës. Këtë herë ka qenë gruaja e tij italiane e cila i ka folur në gjuhën shqipe duke thënë se do të jetë gjithmonë me të, kudo që ai të shkojë.
Iliri u përlot nga kjo surprizë. Ai tha se e di çfarë gruaje ka dhe e di se ajo do e ndiqte kudo që ai do të donte. Ndërsa bëri të ditur se ka vendosur që tani e tutje do të qëndrojë në Tiranë dhe jo në Itali.
“Do të rikthehem në vendin më të bukur të botës, në Tiranë. Sigurisht e mendoj rikthimin. Emili do të ketë shokun e saj, do të ketë karrierën e saj dhe
sigurisht unë dhe Emanuela do të kthehemi në Tiranë. Kështu që gjëja dhe surpriza më e bukur e fjalimit të saj ishte ajo që shqiptonte, që është shqipja”, tha Iliri.