Bashkimi zbulon arsyet e ndarjes së tij me Alvisën

Bashkimi dhe Alvisa dolën çift nga programi i dashurisë Për’puthen.

Por historia e tyre e dashurisë zgjati shumë pak.

Bashkimi ishte ai që pati njoftuar publikun për ndarjen nga Alvisa.

E për herë të parë ai ka folur rreth arsyeve të ndarjes, si i ftuar në Për’puthen Prime.

“E kam thënë që dua ta njoh jashtë. Ta njohësh dikë para ekranit është shumë ndryshe. Ne menduam të dalim jashtë e ta provojmë. Por jo çdo njeri që pëlqen dhe ke ndjesi për të, është i duhuri për jetën. Nuk doja, ndodhi. Sa isha këtu, ndoshta veproja më shumë me ndjenja se me logjikë. Kur dolëm jashtë kishim më shumë logjikë. Këtu harron që ka dhe jetë jashtë.
I analizova disa gjëra. Ndarja ishte paqësore se kam komunikuar, jam takuar dhe kemi biseduar që më mirë më herët sesa vonë. Shumë njerëz kanë thënë se është skenar, ndërsa për mu ishte më e thjeshtë të ishte skenar që të postoja një herë në dy javë me të e të bëja jetën time”, ishte sqarimi i Bashkimit.

Ai tha se dy ditë pas ndarjes ka pasur disa biseda me Alvisën dhe kaq. “Shyqyr që jemi të rritur dhe kemi kuptuar që kur nuk shkon, nuk shkon”, tha Bashkimi.

Gjithashtu, Bashkimi tregoi se akoma nuk ka vendosur të udhëtojë për Amerikë, ndaj do të qëndrojë ende në Shqipëri e Kosovë.

 

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.