
Donaldi zemër flori/ Do shtojë 100 mijë euro nga vetja dhe do ndërtojë 4 shtëpi për familjet në nevojë

Donald Veshaj ka reaguar për herë të parë në rrjetet e tij sociale me anë të një videoje falënderuese për të gjithë njerëzit që e kanë mbështetur.
Ai tha se 2 shtëpi do të ndërtohen në Kosovë ndërsa 2 të tjera në Shqipëri. Teksa e uroi edhe Ilirin për fitoren, Donaldi ftoi balerinin që t’i bashkohet atij për të ndihmuar kombin që e ka mbështetur.
“Unë vërtet nuk e fitova çmimin e madh 100 mijë euro, por unë kam vendosur që ato 100 mijë euro t’i shtoj nga vetja ime, për të ndërtuar 4 shtëpi për njerëzit në nevojë.
Dy shtëpi në Kosovë dhe dy shtëpi në Shqipëri. Sepse është më e pakta që mund të bëj për njerëzit që më kanë përkrahur.
Patjetër që do kisha dëshirë të ftoja dhe fituesin, të cilit i uroj fitoren, që ndoshta të më bashkohej edhe mua për këtë nisëm, për këtë komb që na ka mbështetur. Kështu që nëse do mund të vish edhe ti me mua.”- u shpreh Donaldi në videon e tij.