I rrethuar nga fansat Donaldi e shijoi në maksimum natën e parë jashtë “BBV”, nuk mungon as Bora

Donaldi e ka shijuar në maksimum natën e parë jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Mbrëmë artisti ishte në një klub bashkë me Elgit Dodën, Romeon, Fifin, Kledin e miq të tjerë.

Aktori ka publikuar në rrjete sociale një video ku shihet i rrethuar nga një numër i madh njerëzish që brohorasin për të.

“Të gjithë kanë mënyrën e vet të të fituarit, doni ta shikoni cila është mënyra ime? Kjo është mënyra ime”, shprehet ai.

Fansat e aktorit kanë ndarë në rrjete sociale video nga kjo mbrëmje ku Donaldi, Elgiti dhe Romeo shihen në skenë duke kënduar e kërcyer.

Ato kanë kënduar dhe këngën “Toxic Love”, dedikimi i Donaldit për Bora Zemanin dhe kjo nuk iu ka shpëtuar ndjekësve.

Lojtës Videosh

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.