Ilir Shaqiri ka disa fjalë pas fitores së BBV

Iliri ka reaguar në instagram.
Fituesi i 100 mijë eruove të BBV, Iliri Shaqiri ka bërë postimin e parë pas finales së mbrëmshme.
Balerini shqiptar është shprehur se kurrë më parë nuk kishte provuar kaq shumë emocione sa të mos gjejë dot fjalë për të shkruar një post.
“Kurrë më parë nuk kisha provuar kaq shumë emocion për të shkruajtur një post dhe ku nuk gjej dot fjalë për të përshkruar dimensionin e këtij emocioni që me dhuruat me votat tuaja.
Ju ndjej njerëz të mi dje,sot e mot! Jemi 1 dhe do festojmë shumë suksese të tjera bashke.
Faleminderit nga zemra, Ju Dua”, shkruan Ilir Shaqiri./Lajmi/