Nuk festuan bashkë, por Donaldi e kujtoi Trixën në mënyrë të veçantë para një publiku të tërë

Mbrëmjen e djeshme Donaldi ishte në klub bashkë me Elgitin, Romeon, Fifin, Kledin e miq të tjerë.
Ai e shijoi në maksimum natën e parë jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”, mirëpo Trixa nuk u pa askund.
Megjithatë, aktori u sigurua që ta kujtonte para një publiku të tërë, ai, Elgiti dhe Romeo ishin në skenë duke kënduar e kërcyer.
Performanca e tyre u mbyll me këngën “Nën një portokalle”, e cila u mor si një dedikim për Beatrixën, kjo pasi Beatrix dhe Donaldi janë puthur për herë të parë në “Big Brother VIP” me këtë këngë në sfond.